Lajçak arrin në ndërtesën e Qeverisë, pritet të takohet me Kurtin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar takimin me Kryeministrin, Albin Kurti

Ndërkaq, pas këtij takimi, Lajçak pritet të vizitojë edhe Beogradin.

Në kuadër të këtyre vizitave, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve, me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Në takimin e fundit në mes dy palëve të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Njëherit, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft ky i cili u refuzua nga Qeveria e Republikës së Kosovës.