Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Gjakovë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Gjyrkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ai deklaroi se rasti ka ndodhur në ora 20:00 të mbrëmjes dhe se rasti cilësohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, Gjakovë, pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje për verifikim të një shtetasi gjerman mbi situatën shëndetësore të tij, policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në krevat”.

“Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pa jetë të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me rastin janë informuar të gjitha njësitet relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtesë”, thuhet në Gjyrkaj.