Lajçak: Diskutuam mbi pretendimet financiare dhe pronësore, vazhdojmë në vitin 2021

Sot në Bruksel është mbajtur raundi i shtatë i takimeve mes kryeneogociatorit të Kosovës, Skender Hysenit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Në lidhje me këtë i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se sot vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore.

Tutje ai tha se bisedimet do të vazhdojnë në vitin 2021.

“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”.

Ndërsa Skender Hyseni tha se janë përpjekur për t’i trajtuar temat në dialog, por që sipas tij, kjo përpjekje mungoi nga pala serbe.

Ai e demantoi Petkoviqin se në këtë takim është biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Hyseni foli gjithashtu për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, teksa tha se beson që edhe administrata Biden do t’i qëndrojë pas kësaj marrëveshjeje.