Lajçak: Kurti paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim, unë dhashë idetë e mija

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me kryeminsitrin e vendit, ishte i gjatë, i hapur dhe i sinqertë.Ai tha se ka një mirëkuptim për ecjen përpara duke u bazuar në tri pikat e propozuara të Bashkimit Evropian.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai [Kurti] paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë preznatova idetë e mija dhe kjo është aryseja se pse zgjati takimi”.“Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, tha Lajçak.