350 mijë njerëz protestojnë për pavarësinë e Katalonjës

Rreth 350 mijë njerëz kanë protestuar në Barcelonë, në lidhje me burgosjen e liderëve separatistë.

Marshi protestues është organizuar për ta shprehur përkrahjen edhe për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, raporton BBC.

Kjo ishte një protestë e ndarë nga grupi tjetër protestues, i cili sulmoi stacionet policore, transmeton KTV.

Nëntë liderët e Katalonjës u dënuan me nga nëntë deri në 13 vjet burgim, për mosbindje.

Pas dënimit të tyre, Barcelona është përfshirë në protesta të vazhdueshme, që shpesh janë shndërruar në protesta të dhunshme.