Lajçak pas takimit me Krasniqin: Palët duhet të kthehen në dialog pa vonesë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se gjatë takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ka diskutuar për gjendjen aktuale në veri.

Lajçak potencoi se gjatë bisedës me Krasniqin, ranë dakord që palët duhet të kthehen menjëherë në dialog, njofton Klankosova.tv.

“Pata një bisedë të dobishme me kryetarin e PDK-,së, Memli Krasniqi, mbi gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-pershkkallëzuar dhe për t’u kthyer në dialog pa vonesë”, shkroi Lajçak.