Lajm i mirë nga Prizreni: 15 rastet e dyshuara, rezultojnë negativ me COVID 19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.

Ai ka njoftuar se nga 15 mostrat e dyshuara me koronavirus, asnjë prej tyre s’kanë rezultuar pozitiv.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.

Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vvazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim.