Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë, që në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, transmeton fokusi.info

“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shkruan Rama.