Lajme të reja nga Facebook, do të fshihen të gjitha videot dhe lajmet me përmbajtje të rreme

Facebook është duke hartuar një plan masash kundër lajmeve të rreme që mund të përhapen mbi koronavirusin. Këtë herë, rrjeti social më i madh është angazhuar të mbështesë fushatat e sakta informuese të autoriteteve globale shëndetësore.

Është njoftuar nga Facebook se do të largojë nga platforma të gjitha postimet, fotot dhe videot që përhapin dezinformata për koronavirusin.

“Ne do të fillojmë të fshijmë postime me përmbajtje të rrezikshme duke u përpjekur t’i drejtojmë lexuesit në faqet me lajmet e sakta’’, deklaroi kompania. “Ashtu siç bashkësia globale shkencore dhe shëndetësore punon për sigurinë e njerëzve, edhe kompania jonë Facebook do t’i japë mbështetje punës dhe përpjekjeve të tyre”, përfundoi deklarata e kompanisë.