Lajmërohet Valon Syla, tregon çfarë i ndodhi Facebook-ut të tij

Pas deklaratave të forta për diasporën, gazetari Valon Syla është detyruar të mbyllë Facebook-un.

Syla i ka thënë lajmi.net se profilin e tij në këtë rrjet social e ka çaktivizuar pasi i ka marr dy “report” nga Facebook.

“Nuk më është mbyllur, por e kam mbyll vet sepse kam marr dy report nga Facebook”, tha gazetari Syla për lajmi.net.

Së fundmi, Syla ka lëshuar dy deklarata të njëpasnjëshme në Facebook lidhur me ardhjet e bashkatdhetarëve në Kosovë, për festat e fundvitit, teksa e ka kundërshtuar idenë se “është inekcion ekonomik” e kjo gjë i ka acaruar bashkëatdhetarët.

“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

“A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj, ose 3840 euro në vjet. Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro. Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konzumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionshit. Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që sjemi diasporë. Paratë e juaja janë konzum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush si permend se marre është”, ka shtuar tutje ai në reagimin e parë.

Në reagimin e dytë, gazetari Syla ka pasur disa propozime për bashkatdhetarët.

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim”, ka përfunduar ai.