Lajmi i fundit: Lulzim Hetemi ka afat deri në orën 24:00 të largohet nga objekti i komunës së Leposaviqit

Disa burime të Fokusi.info bëjnë me dije se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është urdhëruar që sonte deri në orën 24:00 të largohet nga hapësirat e komunës ku është duke qëndruar për ditë të tëra, në të kundërtën ushtarët e KFOR-it, në mëngjesin e hershëm të së shtunës do ta nxjerrin nga aty.

Po ashtu sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliut nuk ka mundur ta vizitojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi pasi është ndalur nga KFOR-i, me arsyetimin se mund të tensionohej situata.