LAJMI I FUNDIT: Merren masa të reja, strikte në luftën kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë me gazetarë ka theksuar se mbrëmë siç jeni njoftuar edhe për 79 ratse të reja me koronavirus.

Ai tha se ditëve të fundit nuk janë respektuar sa duhet rekomandimet e IKSHP-së.

Ai tha Ministria Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me institucionet tjera, mori vendim që përfshin masa të reja për ta parandaluar koronavirusin.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill.

Ai tha se presim rritje të madhe të të infektuarve me koronavirus.

Këto janë masat:

– Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysmë në ditë.

Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërohen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar

– Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare. Pos në raste të veçantë.

Ai tha se nga 15 prilli ndalohet qarkullimi i automjeteve, pos kur marrin leje të veçantë nga ATK.

Ministri Vitia ka përmendur edhe kategoritë që mund të lëvizin siç janë: policia, mjekët, transportuesit e mallrave, zjarrfikësit etj.

Kushdo që nuk i respekton këto vendime pasohet dënimi.

Personat fizik dënohen nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, derisa personi juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro.