LAJMI I FUNDIT| Putin heqë dorë nga “denazifikimi”, Ukraina do të lejohet të hyjë në BE?

Rusia dhe Ukraina do të rifillojnë bisedimet në Turqi nesër dhe një gazetar i Financial Times përshkruan disa nga pikat që palët duhet të prekin.

Sipas FT, Rusia nuk do të insistojë më në “denazifikimin” e Ukrainës dhe do të japë dritën jeshile për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian – me kusht që të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.

Draft-marrëveshja e re nuk përmban “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e shumëpërmendur, as “mbrojtjen e gjuhës ruse”, sipas burimeve anonime të FT.

“Turqia është ndër vendet që mund të ofrojë garanci sigurie për Kievin si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Turqia është ndër ato vende që mund të bëhen garantues të sigurisë sonë në të ardhmen”, tha zyrtari i lartë ukrainas Igor Zhovkva. sot.

Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord në një bisedë telefonike dje për të zhvilluar bisedime në Stamboll dhe Ankaraja shpreson se do të arrihet një armëpushim.