Albin Kurti i quan “kastraveca” 12 ish-deputetët e PSD-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sërish për largimin 12 ish-deputetëve, të cilët më pas u bënë pjesë e Partisë Socialdemokrate.

Kurti edhe më herët ka folur për këtë çështje, duke thënë se largimi i tyre ishte krasitje.

Por i pyetur nga analistët në studion e RTV Dukagjini, Albin Kurti ka thënë se krasitja dallon nga lloji i kulturave bujqësore.

Kurti ka thënë se kastravecat bëhen për disa muaj, kurse për ullinjë duhen 15 vjet.