Latifi: Aksioni i PSD-së reagim krejtësisht i gabuar, zgjidhja adekuate është dryni

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka quajtur reagim të gabuar, aksionin e Partisë Socialdemokrate tek Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se aksionet politiko-simbolike brenda dhe jashtë objektit vetëm sa e faktorizojnë këtë Kishë.

Ai tha se zgjidhja adekuate për Kishën është dryni.

“Aksioni i PSD-së te kisha e Millosheviqit në oborrin e UP-së, është një reagim krejtësisht i gabuar ndaj liturgjisë së djeshme. Spektaklet politiko-simbolike brenda dhe jashtë këtij objekti vetëm sa e faktorizojnë atë dhe kjo gjë përbën edhe objektivin e qeverisë në Beograd. Dardan Gashi e tregoi dje zgjidhjen adekuate: Drynin!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë aktivistë të PSD-së kanë realizuar një aksion pranë kishës së braktisur brenda kampusit të UP-së, ku kanë vënë mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore: E bekoi Albin Kurti”.

https://www.fokusi.info/psd-vendos-mbishkrime-ne-kishen-tek-up-e-quan-simbol-shovinist-permendet-edhe-kurti/lajme/