Latifi e quan fjalimin e Kurtit ekspoze e zotimeve: S’kishte program

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar zgjedhjen e kryeministrit Albin Kurti. Thotë se sot nuk u prezantua program por u bën zotime.

“Ishe një proces krejt normal, i qetë procedural i një rezultati që e dinim më parë për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, tha Latifi në Pressing.

“Ishte një ekspoze e zotimeve. Nuk ishte ndonjë program i strukturuar, i detajuar me ato që ai synon t’i arrijë”, theksoi ai.

Latifi veçoi premtimin e Kurtit për vaksinim të 60 për qind të popullsisë kundër Covid-19.

“z.Kurti nuk dha asnjë detaj se si do e realizojë, se si do t’i qaset këtij problemi’, shtoi Latifi.

“Pjesa tjetër ishte më shumë fjalim i përgjithësuar rreth atyre që ai synon t’i realizojë ndërkohë fjalimi i dytë pasi e mori mandatin ishte më shumë fjalim patriotik’, tha Latifi.

Profesori foli edhe për kabinetin qeveritar të Kurtit.

“S’kishte risi të madhe përveç dy ministrave që unë s’i njoh”, shtoi ai.