Latifi: Nëse kirurgjia e Kosovës ka nevojë për Rifatin, unë jam i gatshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është i gatshëm ta ndihmojë kirurgjinë e Kosovës në çdo rast.

Kështu deklaroi ai gjatë intervistës me gazetaren Arbëreshë Uka për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Unë jam kirurg i traumës dhe kirurg i përgjithshëm, që i bëj operacionet më të vështira. Në çdo rast nëse kirurgjia e Kosovës, nëse lidershipi i kirurgjisë së Kosovës ka nevojë për Rifatin – jo me e marr primatin e operacionit, por me i ndihmu kolegët tanë – unë jam i gatshëm”, deklaroi ai.

Tutje ai shtoi se në anën tjetër, ndërtimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës e ka atë primat që jo vetëm Rifat Latifi, por edhe kirurgët tjerë të vijnë të na ndihmojnë.