Latifi: Problemi Kosovë-Serbi mund të zgjidhet nga një lider i guximshëm, jo nga “grupe ekspertësh”

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet nga liderët që kanë guxim të marrin vendime të vështira e jo nga “grupet e ekspertëve”.

Latifi ka shkruar se tani Kosova ka nevojë për vendimmarrje e jo vajte-ardhje në Bruksel.

“Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet. Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Problemi historik midis Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet me “grupe ekspertësh” apo “ekipe teknike”. Ai mund të zgjidhet veç me liderë që e lexojnë saktë momentin historik në të cilin ndodhemi dhe kanë guximin me marrë vendime të vështira historike.Nëse të mungon ky guxim, krejt dijetarët e botës me t’i ofru, nuk kanë me të kry punë. Makiaveli e thotë mirë: në politikë fati u buzëqesh veç guximtarëve! Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet. Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës.