Lazio kualifikohet në finale të Kupës së Italisë, eliminon Milanin në ‘San Siro’ (video)

Lazio është skuadra e parë që siguron kalimin në finale të Kupës së Italisë për sezonin 2018/2019.

Skuadra nga kryeqyteti italian, ka arritur të mposht minimalisht 0 – 1 Milanin në ‘San Siro’ në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për Kupën e Italisë.

Golin e kualifikimit në finale për Lazion e shënoi Joaquin Correa në minutën e 58’ të ndeshjes.

Ndeshja e parë në ‘Olimpico’ kishte përfunduar barazim 0-0.