LDK-AKR garojnë me një listë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), pritet të garojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të cilat mund të mbahen në fillim të shkurtit.

Burimet e IndeksOnlinet brenda këtyre subjekteve kanë thënë se është arritur në parim marrëveshja LDK-AKR për të lidhur koalicion parazgjedhor.

Kanë mbetur të diskutohen detajet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes dhe sipas informacioneve që ka IndeksOnline, AKR-ja e Behgjet Pacollit pritet të këtë deri 20 kandidatë për deputetë në listën e përbashkët.

Në zgjedhjet e fundit, AKR-ja ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që së bashku arritën të ishin pjesë e legjislaturës së shtatë duke siguruar gjashtë deputetë.