Paçarizi për debatin Rama-Vitia: Pamë duelin ndërmjet një profesionisti mendjehapur kundrejt një aktivisti partiak

Profesori dhe analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar duelin e sontëm televiziv ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Përparim Rama dhe atij nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia.

Paçarizi ka thënë se nga debati po del se Rama e ka kundërkandidat kryeministrin Albin Kurti dhe jo Arben Vitinë, përcjell Fokusi.info.

Ai e ka quajtur Ramën “profesionist mendjehapur”, derisa për Vitinë ka thënë se është një “aktivist partiak”.

Reagimi i tij në Facebook:

Para disa vitesh kam pas thënë që Kosovën duhet ta udhëheqin ekspertë kosovarë që janë shkollu dhe jetojnë e punojnë jashtë.

Sonte Përparim Rama po më bind se kam pas të drejtë.

Në përballjen e sotme në Klan po e shohim një plan zhvillimor kundrejt një plani të ruajtjes së varfërisë; po shohim kreativitetin kundrejt shpresës në qeverinë qendrore.

Po e shohim duelin ndërmjet një profesionisti mendjehapur kundrejt një aktivisti partiak.

D.m.th. Përparim Rama po del që e ka kundërkandidat Albin Kurtin dhe jo Arben Vitinë.

Varet nga qytetarët se çka duan.