LDK deklarohet për takimin dy orësh me VV’në

Lidhja Demokratike Kosovës, deklarohet pas takimit të sotëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, LDK ka bërë të ditur se nuk janë tërhequr nga oferta e tyre drejtuar VV-së, transmeton Fokusi.info.

Statusi i plotë:

Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.