Disciplinohet Gjuriq: Do ta respektoj vendimin e Kosovës, nuk do të shkoj atje

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë ditës së djeshme tha se ka mundësi që sot të vijë në Kosovë për të përkrahur serbët gjatë zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.

Por Gjuriq e ka dhënë deklaratën vetëm për bujë politike pasi nuk do të niset për në Kosovë.

Në një intervistë për “TV Pink”, ai ka thënë se do të respektoj vendimin e Kosovës për ndalimin e vizitës por ai do të vazhdojë të jetë nga Serbia me qytetarët serb.

Ai bëri apel tek serbët në komunat veriore që të dalin në votim për mbijetesën e serbëve.

“Unë dua të apelojë tek bashkatdhetarët tanë në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut që të kujdesen për mbijetesën e serbëve në këto zona dhe të dalin masovikisht në zgjedhje.”, u shprehë Gjuriq.

Ndërsa, Milovan Drecun ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatet shqiptarë.

“Kur dikush voton kandidatët shqiptarë i ka bërë dëmin më të madh të mundshëm popullit të vet.”, tha ai.