LDK hap fushatën në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK-ja ka hapur fushatën në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në këtë tubim po marrin pjesë kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, kreu i partisë, Isa Mustafa si dhe kandidatët për deputet nga kjo parti.