Lajmi i fundit: Hysni Gucati shpallet fajtor nga Gjykata Speciale

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale, me në krye gjykatësin Charles Smith III ka marrë vendim për Hysni Gucatin.

Gucati është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër e vjet e gjysmë burgim.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati akuzohej për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Mbi të rëndonin dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2).

Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.