LDK “kap” bordin e KEK-ut, anëtarin e partisë e emërojnë kryesues të Bordit

Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon ta ketë aktive “fshesën” ndaj institucioneve që, sipas tyre, po tregojnë punë jo efikase, duke emëruar kështu borde të reja.

Ekzekutivi, që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ka marrë vendim ta emërojë  Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës, këtë duke rehatuar anëtarët e partisë së vet.

Kryesues i Bordit të KEK-ut, është zgjedhur Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.

Bordi i ri i KEK-it, gjithashtu përbëhet nga drejtorët Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.

Ish-drejtorët Egzon Berisha dhe Hysen Fazliu janë shkarkuar pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për seminare jashtë vendit. Ata për momentin gjenden në Shqipëri./IndeksOnline/