Putin preferon Joe Biden në vend të Donald Trump si President të SHBA-së

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se do të preferonte që në krye të Shtëpisë së Bardhë të ishte Joe Biden se sa Donald Trump, duke ju referuar zgjedhjeve në SHBA në Nëntor të këtij viti.

Në një intervistë për një televizion rus, Vladimir Putin e vlerësoi Presidentin Biden si person më me përvojë dhe më të parashikueshëm, raporton BBC.

Ai u shpreh se lidershipi i Presidenti Biden do të ishte më mirë për Rusinë sepse sipas tij është “një person me përvojë, i parashikueshëm dhe politikan i formacionit të vjetër”.

Kujtojmë se Presidenti amerikan Joe Biden ka qenë prej vitesh kritik ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe se këtë të fundit e quajti “vrasës” përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë, në intervistën e tij, Vladimir Putin tha se Rusia do të punojë me këdo që fiton besimin e publikut amerikan për në Presidencë.