LDK paralajmëron Presidentin Thaçi për anëtarët e KQZ-së

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë në seancën e jashtëzakonshme për KQZ-në se e mbështesin rezolutën, përmes së cilës kërkohet dekretimi i anëtarëve të këtij institucioni, menjëherë.

Hoti tha se Presidenti i Kosovës ka shkelur nenin 84, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës dhe nëse nuk emëron anëtarët e KQZ-së menjëherë, do i drejtohen kushtetueses.

Mosfunksionimi i KQZ-së, sipas Hotit ka penguar shumë aktivitete.

Ai shpjegoi se më shumë se një vit 37 këshilltarë komunal dhe një deputet i Kuvendit nuk po certifikohen, nuk po mund të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve që i kanë votuar.

Hoti tha se duhet një Gjykatë Kushtetuese që ka një rol aktiv, por që do i drejtohen asaj nëse Presidenti nuk i emëron menjëherë anëtarët e KQZ-së.