LDK sot përmbyll konstituimin e organeve qendrore

Sot mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në këtë mbledhje, po ashtu diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Ky takim mbahet në selinë e LDK-së, duke filluar nga ora 16:30.

Të shtunën, Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i kësaj partie.

Ndryshe dje LDK ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku po ashtu është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.