LDK s’tregon çfarë agjende ka sot

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë sot, apo nëse do të mblidhen organet e partisë siç edhe është folur për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me LV-në.

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalë kreu i partisë Isa Mustafa, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që LDK i ka përcjellë dje edhe një herë ofertën që e kishin bërë edhe në takimin e fundit, ku kërkohen ministritë 5+5, kryeparlamentari që do t’i shkonte pastaj LV-së nëse Lidhja Demokratike e merr presidentin.