“Le të merret prokurori me ministren” – Reagimi i avokatit të Ridvan Muharremit pas deklaratave nga Rozeta Hajdari

Deklaratat e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, se nuk ka informacione që Ridvan Muharremi të ketë qenë në ndonjë kontraktim për mallrat e rezervës shtetërore, duket se kanë shkaktuar pakënaqësi te Muharremi dhe avokati i tij.

Mbrojtësi i Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë për gazetën Nacionale se Ridvan Muharremi nuk ka ardhur prej qiellit. Ai ka thënë se të gjitha gjërat do të ndriçohen.

Këto sene keni me i pa vet që kanë me u ndriçu. Le te mban ministrja, le të sqarohet, vjen koha. Ridvani nuk është marrë prej qielli, është marrë me lutje, edhe ia ka pa sherrin lutjes. Ka hyrë me qëllimin më të mirë për me dhanë kontribut të vogël, edhe ka ndje si privilegj shtetëror. Kurrë kur kanë ndodhur këto gjana, agresioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar tërmet të madh në krejt botën. Kush jem na Kosova me mujt me ndiku në ato rrethana”, ka thënë Muharremi.

Ai më tutje madje, ka kërkuar që me ministren të merren edhe prokurori.

“Unë nuk merrem me ministren, le të merret dikush tjetër, është prokurori, është ajo zonja vetë, le ti jep sqarimet se për Minitrinsë z.Ridvan nuk është anonim. Ky as nuk ka nënshkru, as nuk ka udhëzime për caktimine kushteve të negocimit, se këtij nuk i ka interesuar sepse përgjegjësinë për anën ligjore zbatimit të normave e mbanë Ministria jo Ridvan Muharremi. Ajo do të sqarohet, me siguri do të sqarohet vetë”, ka deklaruar avokati Mahmut Halimi.

Por çfarë deklaroi ministrja?

Rozeta Hajdari në konferencë për media tha se nuk ka informacione që Muharremi të ketë qenë në ndonjë kontratë apo kontraktim për çështjen e mallrave në rezervën shtetërore.

“Unë s’kam asnjë informacion që personi në fjalë është në ndonjë kontraktim të kontratave për Rezerva Shtetërore. Unë vetë si ministre i kam nënshkruar kontratat për Rezervat Shtetërore që janë si sekret. Përndryshe ministria ka nënshkruar shumë operator, por jo vetëm një”, tha ajo të premten.

Halimi ka insistuar se klienti i tij për rastin e vajit dhe sheqerit nuk e ka asnjë përgjegjësi. Kjo pasi ai nuk kishte qenë as pjesë e negocimit dhe as e marrëveshjes që MINT-i e kishte arritur me kompaninë polake “Xanto”. Në krejt këtë situatë, po del të ketë qenë i përfshirë edhe një tjetër shqiptar, që duket të ketë qenë bashkëpronar në kompaninë polake e cila nuk e solli vaji e sheqerin.

“Ky iu ka thënë shiqoni, unë do të gjurmoj për njerëzit që merren me tregintë e mallrave, dhe i bjen në mend (Ridvan Muharremit) thotë ka qenë një person i Prishtinës me emër dhe mbiemër, para nja 2 muajve ka kërkuar lokal prej meje. Edhe Ridi tha ‘I kam thanë çka po dëshiron ti me ushtru në lokal tem, ai i ka thanë merrna me tregtinë e mallrave sheqer, vaj e të gjitha. Edhe jemi bashkëpronar me një polak’. Atëherë, i thotë a mundesh me bisedu me këta zotërinjtë e ministrisë numrat e telefonit edhe vazhdoni ju bisedimet e juaja nëse mundeni me realizu një kërkesë të tillë”, tregon Mahmut Halimi për gazetën Nacionale.

Problemet nisën të shfaqeshin pas disa muajsh. Disa zyrtarë të ministrisë të cilët Halimi nuk i përmend me emra, e kishin kontaktuar Muharremin duke e njoftuar se malli nuk po vjen. Avokati ka treguar se si kompania kishte thënë që pronari e ka vajzën me kancer dhe nuk po mund të kryhet porosia.

“Në atë rast thotë pas disa kohe dikush i ministrisë ka thanë na ka dalë problem se nuk ka ardhur malli. I ka thanë e kemi paguar mallin, e kemi kryer krejt, kontratën, po qe do arsyetime po na thotë ai. A keni ndërmarë diçka konkrete e ka pyet Ridvani, ai i ka thanë jo. Ridvani i ka thënë po kqyri çka me bo. Ai i thotë (zyrtari) që e kemi pranu një Email nga kompania në Poloni ku kanë kërkuar shumë falje pronari, ka kërkuar që vajzën e ka me kancer e ka kërkuar mirëkuptim deri të merret me fëmijën e vet, edhe thotë ia kemi dhanë afatin deri në vit të ri”, ka deklaruar avokati Halimi.

“Po mirë po duhet me i nejt gati, u dashtë me siguru garanca i thotë Ridvani, se tregtia ndërshtetërore edhe shteti kyçet edhe në përmbushje të kontratave, edhe mashtrimeve është dashur me pas kujdes, kisha mujt me iu dhanë udhëzime se ky ka eksperiencë ndërkombëtare, edhe djalin e ka në proces e sipër”, deklaroi avokati Halimi për Nacionalen.

Gjithnjë sipas pretendimeve të avokatit të Muharremit, vaji e sheqeri planifikohej të vinin në fund të vitit 2022. Por, sërish malli nuk erdhi. Sërish, sipas avokatit, Ridvan Muharremi ishte kontaktuar nga dikush në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Tash arsye që dha kompania polake ishte që mallin nuk po mund ta sjellin nëpër Serbi, por duhet të shohin për alternativa të tjera.

“Dikund në shkurt të këtij viti, thotë ai zyrtari i MINT-it më ka thirr tash po arsyetohet që nuk po lejon Serbia në territorin e vet mallrat e tilla vajin e shqerin me i pru për Serbi, por po na thotë që po kqyri me e pa qysh është e mundur që me shku përmes Bullgarisë, Greqi e Maqedoni e me pru mallin në Kosovë. Transporti i tillë është dashur të kryhet me kamiona e mauna. Edhe thotë po këqyrum. Ndërkohë kanë ndodhur edhe ngritja e çmimit enorm të vajit që ka shkuar deri në 3 euro. Mirëpo, qysh më kanë shpjeguar këta ai ka thënë nuk keni nevojë mu shqetësu, pagesën e keni bërë, çmimi është i njëjtë. Thotë vec po këqyri qysh me gjet mënyrën me transportu, me pru në destinacion”, tregon avokati Halimi detaje nga bisedimet që Ridi ia ka treguar t’i kenë pasur zyrtarët e MINT-it me të.

Kjo nuk është e tëra. Sipas avokatit, klienti i tij Muharremi, kishte marrë vesh para një muaji që pronari i kompanisë polake që nuk po e sillte majin ka ardhur vetë në Prishtinë. Ai i kishte njoftuar zyrtarët e Ministrisë, dhe sërish MINT-i nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Para 1 muaj e gjys para se me ndodh arrestimi kam marrë vesh që polaku pronari i qasaj firmës së Polonisë ka ardhur në Prishtinë, është vendosur në hotel Prishtina, ka nejt rreth 3 ose 4 ditë dhe menjëherë e kam lajmëruar Ministrinsë iu kam thënë o djem e keni organet në duar të juaja merni organet edhe shkoni e merrne në pyetje e mos e lëshoni pa i kry procedurat, ose pa e paraburgos sepse iu ka mashtru. Jeni organ shtetëror, Policia iu ndihmon merrne tek e fundit arrestone nëse nuk e zbaton kotratën. As ata nuk e kanë bërë”, deklaroi avokati Mahmut Halimi.