U arrestua dje për krime të luftës, sot Prokuroria Speciale kërkon lirimin e një qytetari serb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që një serb i arrestuar për dyshimet për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë, të lirohet menjëherë, raporton Fokusi.info.

Sipas prokurorisë nuk ekziston asnjë dyshim që ai ka qenë i përfshirë në këto vepra.

“Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 11 tetor 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës.

Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës