Lëkundje të frikshme tërmeti në Ersekë

Vetëm pak minuta më parë në Ersekë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti radhazi, por ende nuk dihet nëse ka patur apo jo dëme.

Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë në Ersekë dhe tërmeti është regjistruar me një thellësi prej 2 kilometra dhe në orën 22.10 minuta dhe me një intensitet prej 3.6 ballë.

Ndërkohë emergjencat kanë marrë informacione, por ende nuk ka të dhëna nëse janë regjistruar vetëm dëme materiale, apo mund të ketë pasur edhe më shumë se kaq. Tërmeti është ndjerë në Korcë dhe Greqi.