Parlamenti Evropian zgjedh presidentin e ri

Parlamenti Evropian e plotësoi postin e tij të lartë të mërkurën, me deputetët që zgjodhën italianin David-Maria Sassoli si president të ri të asamblesë.

Sassoli, një ligjvënës që i takon bllokut të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë (S&D) siguroi një shumicë absolute në raundin e dytë të votimit, raporton DW-ja.

Ligjvënësi çek Jan Zahradil, me bllokun euroskeptik të Konservatorëve dhe Reformatorëve evropian, doli në vendin e dytë, i ndjekur nga kandidati gjerman i të Gjelbërve Ska Keller dhe në fund Sira Rego i Spanjës, i cili mori më së paku vota.

Eurodeputetët e sapozgjedhur, të cilët mbajtën sesionin e tyre të parë të martën, votuan në një votim të fshehtë për të zgjedhur presidentin e ri i cili do të shërbejë për një mandat dy vjeçar e gjysmë.

Votimi vjen pas një marrëveshje të vështirë të arritur nga 28 krerët kombëtarë të BE-së për plotësimin e vendeve kyçe të punës të bllokut që rezultoi me Ministren gjerman të Mbrojtjes Ursula von der Leyen të nominuar si presidente e ardhshme e Komisionit Europian, megjithëse ajo nuk ishte kandidate kryesore e zgjedhur nga ndonjë nga koalicionet në Parlament./Zeri