Lemza, çfarë e shkakton dhe si ta ndaloni?

Lemza shkaktohet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut.

Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës.

Shpesh lemza fillon pa ndonjë shkak të dukshëm dhe zakonisht zhduket pas disa minutash. Lemza është e shpeshtë dhe një dukuri normale te të porsalindurit dhe foshnjat.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura. Në disa raste, lemza mund të jetë shenjë e një sëmundjeje.

Për pjesën më të madhe të njerëzve, një episod lemze zgjat vetëm pak minuta. Rrallëherë, lemza mund të vazhdojë për ditë, javë apo muaj të tërë. Kjo mund të vijë nga kequshqyerja apo sëmundje të ndryshme.

Shkaktarët kryesorë të lemzës janë:

• Konsumimi i pijeve me gaz

• Konsumimi i një sasie të madhe alkooli

• Konsumimi i tepërt i ushqimit

• Ndryshimi i papritur i temperaturës

• Kapërcimi i ajrit, në të shumtën e rasteve ndodh kur jeni duke konsumuar çamçakëz.Kur lemza zgjat më shumë se 48 orë mund të jetë shkaktuar nga disa faktorë të cilët janë grupuar në kategoritë e mëposhtme

• Dëmtim apo irritim nervorShkaktari më i shpeshtë i lemzës që zgjat më shumë se 48 orë është dëmtimi apo irritimi nervave që i shërbejnë muskulit të diafragmës. Faktorët që shkaktojnë dëmtimin e këtyre nervave janë:

Një fije floku apo diçka tjetër që prek daullen e veshit.

Një tumor apo kist në qafëTharje e fytit ose probleme me laringun

Çrregullim të sistemit nervor qëndror

Çrregullime metabolike

Lemza mund të shkaktohet edhe nga

• Alkoli

• Anestezia

• Ilaçet që sjellin gjumin

• Diabeti

• Çrregullimi i nivelit të elektroliteve

• Problemet e veshkave

• Steroidet

• Ilaçet qetësuese.

Zakonisht lemza largohet pas disa minutave. Vetëm në raste të rralla ajo është shenjë e ndonjë problemi shëndetësor më serioz. Nëse lemza nuk ndalon në kohë prej 48 orëve, kërkoni ndihmë mjekësore.

Ekzistojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund të ndaloni lemzën. Disa prej tyre ndoshta do të ju duken qesharake, por ia vlenë t’i jepni edhe atyre një shansë.

Merrni frymë dhe mbajeni në vehte sa më gjatë kohë.

Merrni frymë thell dhe numëroni ngadalë deri më 10 para se ta leshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë.

Pini ujë të ftohtë.

Hani një lugë sheqer ose mjaltë.

Hani një copë limon ose pini një lugë të vogël uthull. Shija e tyre acidike ndihmon që të liroheni nga lemza.

Tërhiqni gjunjët kah gjoksi dhe shtrengoni me duar.

Mbyllni kanalet e veshëve ngadalë duke vendosur gishtërinjët në vesh dhe kështu mbajini 20 – 30 sekonda. Shumica thonë se ky është “ilaçi” për lemzën e pakëndshme.