Lëndohen 12 persona nga shpërthimi i gazit në Vjenë (video)

Të paktën 12 persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndarë në dysh të paktën dy ndërtesa kolektive në Vjenë, pasi raportohet se shkaktarë mund të jetë rrjedhja e gazit.

Disa kate të ndërtesës janë shembur, ku shihet në video një gropë e madhe e hapur në katër katet e para të ndërtesës.

Policia e Vjenës ka njoftuar se të paktën dy persona janë lënduar rëndë, derisa 10 tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.