Lëndohen tre persona në një aksident në Gjakovë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vet-aksident që ka ndodhur në fshatin Mrasor të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Rreth orës 20:00 Vetëaksident Fsh. Mrasor. Tre persona të lënduar. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin rajonal-Gjakovë dhe një në QKUK. Arsyeja është mospërshtatja e kushteve te rrugës”, tha Gjurkaj.