Leposaviq, serbi tentoi ta kalonte kufirin ilegalisht me 400 litra naftë

Policia e Kosovës dje në Leposaviq ka ndalur një person të komuniteti serb i cili ka tentuar ta kalonte kufirin në mënyrë ilegale. 

Serbi kishte marrë një veturë me tabela të huaja, ku kishte ngarkuar 400 litra derivate në vlerë të 430 eurove.

Me vendim të prokurorit , malli dhe vetura janë dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/