Rrëzohet aeroplani në Turqi, 1 i vdekur dhe 157 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe 157 të plagosur nga rrëzimi i një avioni në aeroportin e Stambollit ditën e sotme (5 shkurt).

Avioni rrëshqiti përgjatë pistës së aeroportit ku më pas u rrëzua nga 30 metra lartësi pranë një autostrade ku u nda dhe në 3 pjesë.

Pas përplasjes ajo u përfshi nga flakët. Në një dalje mediatike, ministri i transportit turk u shpreh se në bord ndodheshin 177 pasagjerë.

Të gjithë personat që ndodheshin në bord janë shtruar në spital ku janë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas ministrit Turhan, gjendja e pilotëve të avionit vijon të jetë e rëndë.

Mësohet se avioni ishte nisur nga qyteti i Izmir drejt Stambollit.

Aeroporti është mbyllur ndërkohë që të gjitha fluturimet e tjera janë shtyrë derisa të përfundojnë hetimet për këtë ngjarje.