Letra e plotë për liderët kosovarë: Nuk mund të besojmë që s’po na dëgjoni

492
Krerët e Shtetit kanë marrë një letër nga Zëvendësasistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.
Letra e plotë:
I dashur President Thaçi:
I dashur Kryeministër Haradinaj:
I dashur Kryeparlamentar Veseli:
Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë  të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.
Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.
Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.
Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.
Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s,  në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë.
Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.
Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen.
Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara.  Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe.
Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën.  Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.
Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm.
Edhepse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja.
Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’I kthehen dialogut.
Hapi I parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.
Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.
Përzemërisht,
Matthew Palmer
Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.