Lideri i bandës maskohet si e motra për të ikur nga burgu (video)

Një lider i një bande braziliane ka provuar që të ikë nga burgu duke u maskuar siç ka qenë e motra e veshur kur ka hyrë për ta vizitua.

Por zyrtarët e burgut kanë vërejtur se Clauvino da Silva i njohur shkurt si “Shorty” po provonte që të ikte nga burgu në Rio de Janerio i veshur dhe maskuar si grua.

Plani i tij ka qenë që motrën 19 vjeçare ta linte brenda në burg. Policia ka hulumton mundësinë që edhe ajo të jetë e përfshirë në bashkëpunim në tentativën e tij për të ikur nga burgu.

Një pamje e nxjerr tregon se si Silva kishte vënë një maskë në fytyrë dhe parukë në kokë, derisa mbante veshje grash.