Australia teston dy vaksina potenciale kundër virusit

Agjencia kombëtare e shkencës në Australi është duke marrë pjesë në garën për të ndalur përhapjen e koronavirusit, duke testuar dy vaksina potenciale te kafshët, me qëllim që të gjejë një mënyrë të sigurt për të mbrojtur njerëzimin nga virusi.

Kjo agjenci është duke përdorur kafshën për testimin e dy vaksinave, njëra nga Britania dhe tjetra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia ka vlerësuar se mushkëritë e kafshëve kanë proteina në sipërfaqen e tyre që janë shumë të ngjashme me ato të njerëzve, dhe besohet se viruset kanë efekt të njëjtë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët.

Pasi të gjejnë vaksinën e sigurt dhe të efektshme sfidat e radhës për shtetet do të jenë prodhimi i dozave të shumta dhe vaksinimi i mjaftueshëm. Shkencëtarët australianë besojnë se njëra nga dozat që po testojnë do të shpjerë deri te krijimi i vaksinës e që, sipas tyre, do të ndodhë në fillim të vitit 2021.