Lideri Iranian: NATO nuk do të njihte kufij nëse nuk do të ndalej nga Putin

Lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka mbështetur luftën e Putinit në Ukrainë gjatë një samiti në Teheran, sipas The Guardian.

“Lufta është një çështje e ashpër dhe e vështirë dhe Irani nuk është aspak i kënaqur që njerëzit të vuajnë nga diçka e tillë, por në rastin e Ukrainës nëse nuk do të kishit marrë iniciativën, pala tjetër do ta kishte filluar luftën me iniciativën e saj, shkruan ABC News.

Nëse rruga është e hapur për në NATO, nuk do të njihte kufij dhe nëse nuk do të ndalohej në Ukrainë, do të fillonin të njëjtën luftë pak më vonë me pretekstin e Krimesë,” tha Khamenei.