Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime, nga të cilat 39 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 986 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një person i prekur me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126.405 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72-vjeç nga Fieri.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 132.071 raste pozitive, prej tyre 126.405 janë shëruar, 3.230 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.436 pacientë.