Liga australiane emëron arbitren e parë

Liga Australiane e Futbollit (A-League) emëroi arbitren e parë, Kate Jacewicz për të drejtuar ndeshjet e kampionatit për meshkuj gjatë sezonit të ardhshëm.

Arbitre e vitit për herë të tetë (W-Ligë), ajo bënte pjesë në 11 drejtuesit e lojës zhvilluar në komitetin e arbitrave të A-League.

“’Kate është padyshim një prej arbitreve më të mira në botë në të gjitha nivelet dhe ne e përshëndesim emërimin e saj në komitetin e arbitrave të ‘Ligës-A”’, deklaroi presidenti i Federatës Australiane të Futbollit, Chris Nikou.

Ky emërim erdhi pasi francezja Stephanie Frappart kishte arbitruar Superkupën e Europës mes Liverpulit dhe Çelsit më 15 gusht në shtator./atsh