Ligji për Pagat | Gjykata Kushtetuese nxjerr Aktgjykimin dhe i jep “shuplakë” Qeverisë Kurti, nuk lejon uljen e pagave dhe mbron institucionet nga ndërhyrja e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i ka dhënë një goditje të fortë Qeverisë Kurti. Sot, kjo gjykatë ka nxjerrë aktgjykimin, me të cilin nuk ka lejuar uljen e pagave në sektorin publik.

“Aktgjykimi fillimisht sqaron që Ligji i kontestuar është publikuar në Gazetën Zyrtare më 5 janar 2023, ndërsa ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2023. I njëjti është miratuar pasi ligji paraprak, përkatësisht Ligji nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, pas kërkesës së Avokatit të Popullit, ishte shpallur në kundërshtim me Kushtetutën përmes Aktgjykimit të Gjykatës KO219/19. Aktgjykimi, më tej, sqaron që Ligji i kontestuar, me qëllim të krijimit të një “sistemië njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik”, shfuqizon (i) Ligjin nr.03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë; (ii) dispozita të caktuara të ligjeve të veçanta ndërlidhur me institucione dhe agjenci të pavarura; si dhe (iii) çdo ligj dhe akt tjetër nënligjor që është në kundërshtim me përcaktimet e tij.”, thuhet në vendimin e Kushtetueses, përcjell Demokracia.com.

Aktgjykimin e plotë e gjeni Njoftim-për-medie-1