Skuadra franceze Lille, ka arritur ta transferojë me parametra zero yllin e Paris Saint Germain.
Kampionët e Ligue 1, PSG, duket se nuk do të kryejnë më llogari në reprezentuesin e ShBA, Timothy Weah.
Pasi e dërguan një vit në formë huazimi tek Celtic, skuadra e PSG ka vendosur që ta transferojë në formë permanente yllin amerikan.
Weah do të largohet në drejtim të Lille, si transferim i lirë, transmeton lajmi.net.
Në 13 ndeshje sezonin e kaluar me Celtic, Weah regjistroi 3 gola dhe shtoi një asistim, për tu ndëshkuar dy herë me karton të verdh.
Rikthimi i tij në Ligue 1 do të jetë një ndihmë e madhe për Lille, të cilët pritet të largojnë nga skuadra emra si Nicolas Pepe.