Limaj: Deklarata e 2 Korrikut është akt themeltar i shtetësisë sonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 , ka thënë se kjo deklaratë është akti themeltar i shtetësisë së Kosovës.

Tutje ka shkruar Limaj në Facebook se 2 Korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë̈ e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë sonë, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës.

Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Në çdo kohë u jemi mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët në rrethana tepër të jashtëzakonshme e jetësuan një obligim kushtetues e kombëtar.