Limaj: Jemi të gatshëm për krijimin e një shumice të re

Kryetari i Nisma Socialdemokrate ka thënë deputetët të vazhdojnë mandatin. Limaj është shprehur se duhet të zbatohet Kushtetuta dhe të gjendet një mundësi për krijimin e një qeverie të re.

“Qëndrimi i Nismës dhe ne si parti jemi të gatshëm për gjetjen e mundësive për të krijuar një shumicë të re, të gjitha subjektet politike këtu ka një baze mirëkuptimi që Kosova ka një kornizë kushtetuese dhe dakordim për të ecur përpara në respekt të kushtetutës. Nuk do të pranojmë sjellje anti ligjit, as ti duartrokasim vendimeve antikushtetuese”, tha Limaj.

Limaj ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Ai ka theksuar se janë të gatshëm të participojnë për të gjetur një shumicë të re.