A është e mundur? Limaj: Kam informata se Albin Kurti është takuar me Hashim Thaçin

Kreu i Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kandidati për kryeministër i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me presidentin Hashim Thaçi.

Limaj nuk ka dhënë detaje, mirëpo shprehet i bindur se ka ndodhur një takim mes Thaçit dhe Kurtit.

“Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.

Së fundmi kanë nisur përplasjet dhe akuzat mes Nismës dhe VV’së për shkak të numërimëve e rinumërimëve të votave nga zgjedhjet e 5 tetorit.

VV’ja që ka dalë e para në zgjedhje ka humbur dy mandate me kalimin e pragut nga Nisma.